Aktualitet

Me 'Jet Ski' mes pushuesve në Zvërnec, 3 mln lekë gjobë për drejtuesin

Sipas informacioneve, drejtuesi i 'Jet Ski'-së ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në hapësirën e përcaktuar për pushuesit që lahen, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

M.K.
Me 'Jet Ski' mes pushuesve në Zvërnec, 3 mln lekë
foto nga vendi i ngjarjes

VLORË- Një drejtues mjeti lundrues 'Jet Ski' është gjobitur me 300.000 lekë të rinj, pasi ka shkelur rregullat e sigurisë në zonën e plazhit në Zvërnec.

Sipas informacioneve, drejtuesi i 'Jet Ski'-së ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në hapësirën e përcaktuar për pushuesit që lahen, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Pas konstatimit të shkeljes, autoritetet kanë marrë masën administrative ndaj drejtuesit të mjetit lundrues, ndërsa kontrollet për respektimin e rregullave të sigurisë në zonat bregdetare vijojnë.

DVKM Vlorë

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues (Jet Ski) dhe ndëshkon drejtuesin me masë administrative 300.000 lekë të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë patrullimit në vendin e quajtur "Plazhi i Hidrovorit", në zonën e Zvërnecit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues (Jet Ski), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa ndaj poseduesit të tij, shtetasit A. V., u vendos masë administrative me vlerë 300.000 lekë të rinj, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Policia e Shtetit apelon ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB