HIMARË-Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku. Raportohet se Shpataraku është kallëzuar nga punonjësit e një hoteli në zonën e Dhërmiut të cilët pretendojnë se janë kanosur e kërcënuar me jetë nga Shpatarku.
Sipas raportimeve Shpataraku nuk ka qenë i kënaqur me shërbimin në hotel dhe për këtë arsye ka pasur një konflikt verbal me një prej kamerierëve dhe administratorin e subjektit. Gjatë debatit, stafi i hotelit ka deklaruar se ish-zyrtari i policisë i ka kërcënuar me jetë. Pas ngjarjes, punonjësit dhe administratori kanë bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Himarë.
Pas denoncimit, blutë kanë nisur procedurat dhe kanë shpallur në kërkim ish-efektivin Uljan Shpatarakun, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shpatarku u përjashtuar nga radhët e Policisë për mosparaqitje në detyrë. Ai më herët mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit./ZËRI