Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e Çajup Selimit, Apeli i Posaçëm liron anëtarin e grupit të Laert Haxhiut

Bujar Abedini u hetua dhe po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për kryerjen e veprës penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së Çajup Selimit

F.I
I akuzuar  për vrasjen e Çajup Selimit, Apeli i Posaçëm
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia Bujar Abedinin, pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut. Vendimi u dha nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila zëvendësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.

Bujar Abedini u hetua dhe po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për kryerjen e veprës penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së Çajup Selimit, ngjarje e shënuar në 1 qershor të vitit 2021, rreth orës 21.15 në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë. Abedini u arrestua në shtator 2023 në kuadër të operacionit policor të koduar “Never Forget”, së bashku me disa persona të tjerë.

Çajup Selimi u vra në qershor të 2021 në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 shtatori” në Tepelenë në banesën e biznesmenit. Fillimisht pretendohej se Selimi është thirrur nga një person i pa identifikuar për të dalë poshtë shtëpisë së tij dhe në momentin që doli nga banesa, ku u prit nga një person në katin e dytë, i cili ka qëlluar dy herë me pistoletë në drejtim të tij. Por, i penduari i drejtësisë Artan Tafani, ka zbuluar dinamikën e vërtetë të vrasjes së biznesmenit "të miellit", ashtu siç 51-vjeçari njihej gjërësisht në Sarandë./ZËRI

Poll

MOS HUMB