Aktualitet

318 ton mbetje të rrezikshme! IKMT gjobit “Albchrome” në Elbasan, pezullohet aktiviteti i kompanisë

Mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe “Albchrome” nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre. 

F.I
318 ton mbetje të rrezikshme! IKMT gjobit “Albchrome” në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

ELBASAN-Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka gjobitur me 4 milionë lekë kompaninë “Albchrome” në Elbasan, si dhe ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj. Masa vjen pas një kontrolli të zhvilluar në ambjentet e kompanisë, ku u konstatuan në magazinë rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit.

Mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe “Albchrome” nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre. Pezullimi i aktivitetit do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve. “Albchrome” është prodhuesi më i madh i kromit në vend dhe ndër prodhuesit kryesorë të ferrokromit në botë.

NJOFTIMI:

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”. Drejtoria Rajonale e IKMT-së Elbasan kreu inspektim në këtë subjekt me fokus menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre.

Gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit. Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre. Në zbatim të ligjit, IKMT ka vendosur dënimin me gjobë në vlerën 4,000,000 lekë. Gjithashtu, është marrë edhe dënimi administrativ me pezullim të aktivitetit deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas legjislacionit në fuqi.

Poll

MOS HUMB