Aktualitet

I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari pëson arrest kardiak në Komisariat, ndërron jetë në spital

Shparthi ishte arrestuar në flagrancë më datën 29 gusht.

F.I
I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari pëson arrest kardiak
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Një 32-vjeçar i cili ishte arrestuar në Vlorë për vjedhje, ka ndërruar jetë në spital pas një arresti kardiak. Policia njofton se Enea Shparthi ndodhej në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, kur ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, i arrestuari nuk ka mundur të mbijetojë. Shparthi ishte arrestuar në flagrancë më datën 29 gusht.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:50, në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë, është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi i arrestuar E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ky shtetas ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Shtetasi E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më datë 29.08.2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja”.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Poll

MOS HUMB