Aktualitet

I dënuar për vrasjen e kushëririt, kush është ish-efektivi i vrarë në Vaun e Dejës? Pista kryesore, hakmarrja

Sipas policisë, viktima i identifikuar si Frrok Lleshaj, 65-vjeç, dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është lënë i vdekur në rrugë.

zh.ll
I dënuar për vrasjen e kushëririt, kush është
Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Vaun e Dejës, ku një trup i pajetë u gjet në fshatin Paçram. Sipas policisë, viktima i identifikuar si Frrok Lleshaj, 65-vjeç, dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është lënë i vdekur në rrugë. Mësohet se 65-vjeçari, ka qenë ish-efektiv i policisë së shtetit, ndërsa 20 vite më parë ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, Dodë Lleshaj. Sakaq, sipas grupit hetimor pista kryesore është ajo e gjakmarrjes. Nga informacionet paraprake, mësohet se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi policinë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhje ne plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB