Aktualitet

I dënuar me 24 vite burg në Itali, arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë, anëtar i bandës kriminale

57-vjeçari është arrestuar pas 17 vitesh arrati, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

I.F
I dënuar me 24 vite burg në Itali, arrestohet 57-vjeçari
Momenti i arrestimit

LUSHNJË- Policia e Shtetit ka arrestuar në Lushnjë 57-vjeçarin Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, i cili është dënuar me 24 vite burg në Itali. Haxhiu është dënuar me burg nga Gjykata e Apelit të Napolit, pasi akuzohet si anëtar i një grupi kriminal që transportonte drogë në Itali.

57-vjeçari është arrestuar pas 17 vitesh arrati, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

“I dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Lushnjë, 57-vjeçari. 

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 42”, lokalizuan në Lushnjë, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë. 

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale "Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 - 130 kg, në Caserta, Itali.   

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB