Aktualitet

I dënuar në Itali me rreth 9 vite burg, arrestohet 62-vjeçari në Fier (EMRI)

Dauti është dënuar nga Gjykata e Milanos me 8 vjet e 8 muaj burgim

F.I
I dënuar në Itali me rreth 9 vite burg, arrestohet 62-vjeçari
PAMJE NGA ARRESTIMI

FIER- Alban Dauti, 62 vjeç, i shumëkërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale nga Italia është arrestuar në Fier për qëllime ekstradimi nga Policia e Shtetit. Dauti është dënuar nga Gjykata e Milanos me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 31”.

I dënuar me mbi 8 vjet burgim në Itali, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Fier, 62-vjeçari.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier.

Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./ZËRI

Poll

MOS HUMB