
TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë sot senacën dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranë, Fatbardh Sallakun në Kryesinë e Kuvendit. Rektori do të të flasë rreth operacionit të SPAK, ku u lëshuan 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të lartë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, por edhe anëtarëve të tjerë të stafit. Zyrtarët e lartë akuzohen për manipulimin e tenderave publikë.
Seanca u njoftua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili i konsideroi, urdhërarrestet masa pa gjyq për një procedurë të disa viteve më parë, në shumën totale më pak se 30 milionë lekë.
"Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030,"-njoftoi Rama.
GJKKO me kërkesë të SPAK ka lëshuar 24 urdhër arreste, 5 “arrest në burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi.
SPAK ka zbuluar se Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike; të gjithë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ideuan projekte dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, pra tek AKSHI.
Hetimi në lidhje me dosjen kishte nisur përpara një viti dhe për të nxjerrë prova, janë përdorur edhe përgjimet telefonike nga celularët e personave të stafit pedagogjik. Më pas, nga administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, SPAK ka arritur që të zbulojë se nga 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, kapën vlerën e 90 milionë lekëve./ZËRI