Aktualitet

I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, i burgosuri Mihal Mërkuri ndërron jetë në QSUT

Mërkuri ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. 

F.I
I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, i burgosuri
Mihal Mërkuri

TIRANË-I burgosuri Mihal Mërkuri ka ndërruar jetë në QSUT. Raportohet se i burgosuri ishte shtruar më 18 janar 2026 në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë ku i ishte nënshtruar një operacioni në kokë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas njoftimit zyrtar Mërkuri ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë. 

Mërkuri ishte dënuar me 10 vjet burg për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai u arrestua në Greqi dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2023. 

I ndjeri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për më shumë se 11 vite, pasi në nëntor të vitit 2006 kishte plagosur me armë zjarri biznesmenin Vendim Bejko në Sarandë. Për këtë ngjarje ishte dënuar në mungesë me 10 vite burg. Në vitin 2017, Mërkuri u arrestua në Greqi, pasi policia greke goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Vasilikos, pranë Igumenicës.

Njoftimi: 

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë. Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum). Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

Poll

MOS HUMB