Aktualitet

I dha turistit që vdiq Jet Ski pa pasur leje drejtimi! Lirohet nga qelia pronari, Luis Xhumari

Ndaj Xhumarit u caktua “arrest në shtëpi”.

F.I
I dha turistit që vdiq Jet Ski pa pasur leje drejtimi! Lirohet nga qelia
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Luis Xhumarin, pronarin e motorëve të ujit, pas tragjedisë ku humbi jetën një turist britanik 34-vjeçar, Silvester Oleug. Ndaj Xhumarit u caktua “Arrest në shtëpi”, masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij të ndodhur në lagja Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës. Ai po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Luis Xhumari, operator turistik, u vendos në pranga një ditë pas ngjarjes më 2 qershor dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. I ndjeri, 34-vjeçari Silvester Oleug, nuk posedonte lejen për drejtimin e mjetit lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira mjetin, është konstatuar në shkelje të rregullores. Bazuar në rregullore, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm kur drejtuesi është i pajisur me leje përkatëse.

 "Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim L. Xh., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal.
2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim L. Xh., masë e cila do të ekzekutohet në banesën e tij të ndodhur në lagja Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, pallati Nr.x, kati i x Durrës.
3.Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall sot në Durrës, më 04.06.2025", thuhet në njoftim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 të 1 qershorit, kur shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit janë njoftuar për incidentin dhe kanë reaguar menjëherë duke shkuar me mjet lundrues për të dhënë ndihmën e parë. Dy turistët anglezë po lundronin me një mjet Jet Ski,  kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë. 34-vjeçari Silvester Oleug ka humbur jetën, ndërsa vajza që e shoqëronte, Vera Ruani ndodhet në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB