Aktualitet

Operacioni "RIDEKORIMI"/ Bashkia hap tender 465 mln lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

Drejtuesja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur dy tenderime për mobilje që do të blihen për institucionin që ajo drejton.

k.m.
Operacioni "RIDEKORIMI"/ Bashkia hap tender 465 mln lekë për
Bashkia e Tiranës

TIRANË- Ndryshime interiori brenda Bashkisë së Tiranës. Drejtuesja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur dy tenderime për mobilje që do të blihen për institucionin që ajo drejton. Kërkesat janë të thjeshta, kërkohet: poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale, kasafortë, komplete kolltuqesh, garderobë, varëse rrobash, etj. Për tenderin e ndarë në dy lote, Bashkia do të paguajë 465 milionë lekë, pa TVSH.

Tashmë nga një denoncim që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

"Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Për të dyja rastet, afati i sjelljes së mobiljeve është 1 vit. 

Mesa duket, Bashkia ka nevojë për një "prekje" të re./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB