Aktualitet

I kërkuar nga autoritetet italiane, shqiptari i arratisur arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

Policia gjermane zbuloi se 38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga autoritetet italine.

zh.ll
I kërkuar nga autoritetet italiane, shqiptari i arratisur arrestohet
Foto ilustruese

GJERMANI- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në policia federale gjermane. Sipas mediave vendase, arrestimi i shqiptarit u bë gjatë një kontrolli në një autobus turesh turistike.

Policia gjermane zbuloi se 38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim nga autoritetet italine. Ai rezulton i dënuar për  tentativë vrasje, ndërsa që prej gushtit 2024 ishte arratisur nga burgu.

Mësohet se kërkimet ndaj tij kishin vijuar përgjatë kësaj kohe që prej arratisjes, por u gjet dhe u arrestua në Mynih të Gjermanisë. 

Ndërkohë, shqiptari i arrestuar pritet të ekstradohet në Itali pas bashkëpunimit të autoriteteve./ZËRI/ 

Poll

MOS HUMB