Aktualitet

I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonë drogë, vetëdorëzohet Nazmi Shahini, pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të 'Cincos'

Sipas hetimeve të SPAK, Shahini dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka vepruar gjatë viteve 2020-2021, e përfshirë në trafikimin e rreth 8.1 tonëve lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis.

zh.ll
I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonë drogë,
nazmi shahini

TIRANË- Nazmi Shahini alias Drazhi është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Ndaj tij Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, e ekzekutuar pas vetëdorëzimit të tij pranë autoriteteve.

Sipas hetimeve të SPAK, Shahini dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka vepruar gjatë viteve 2020-2021, e përfshirë në trafikimin e rreth 8.1 tonëve lëndë narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis.

Bëhet fjalë për grupin e vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Genti (alias Kili, alias Ekil) Nderjaku, Devid Patrut (alias Devid BORAJ, alias Elidon Skëndaj, alias Fatmir Pepaj), Ermir Ndreaj, Erion Alibej (alias Erion Dylgjeri, alias Andrea Dylgjeri), Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj, Amar (alias Dritan) Shkëmbi, Amer (alias Ilir) Lloshi, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Bashkim Haxhija dhe Endrit Sinani.

Nga hetimet rezulton se të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, me persona të dënuar nga autoritetet e huaj, me persona të proceduar nga autoritetet shqiptare dhe persona ende të paidentifikuar, kanë trafikuar 8.1 ton drogë nga vendet e Amerikës Latine (Brazil, Ekuador e Kolumbi) dhe Spanja e Maroku për në vendet evropiane (Itali, Belgjikë, Spanjë, Holandë).

Më 8 korrik të këtij viti, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim dosjen e grupit kriminal prej 15 personash të dyshuar si autorë të trafikimit të drogës. 

Grupi i tyre u godit nga SPAK në korrik të vitit 2025, ku SPAK arrestoi vëllezërit biznesmenë Artur dhe Klevis Hoxhosmani, biznesmenin e “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj, Ilir Lloshajn, i penduari i drejtësisë Erion Alibej dhe ish-kreu i bandës së Durrësit, Plaurent Dervishaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB