Aktualitet

I mashtronte me para dhe dhurata, drejtori i shkollës akuzohet për përdhunim dhe pornografi me të mitur

Një nga nxënësit përshkruan se si drejtori i kërkoi t’i masazhonte këmbët.

k.m.

I mashtronte me para dhe dhurata, drejtori i shkollës akuzohet për

SHBA- Të paktën 20 të mitur dyshohet se kanë qenë "viktimë" e drejtorit të shkollës së mesme nga Samos, i cili akuzohet për përdhunim dhe pornografi me fëmijë. Sipas gazetës Star, mësuesi u dërgoi mesazhe të miturave që ai kishte në shënjestër, duke u shkruar: Ke këmbë të mrekullueshme, janë të tonifikuara dhe shumë të bukura.

Avokati i disa prej viktimave të drejtorit të shkollës, Ioannis Kaltakis, deklaroi se "viktimat përshkruajnë situata të papërshkrueshme. Ai përfitoi nga mirënjohja që ata ndienin për të si mësues, por po ashtu edhe nga varfëria e tyre. Fillimisht ngacmonte një grup fëmijësh, pastaj kalonte në një klasë tjetër.

Një nga nxënësit madje përshkruan se drejtori i shkollës nga Samos i kërkoi t'i masazhonte këmbët duke i dhënë në këmbim para.

"Më tha se do të më jepte këpucë futbolli dhe një udhëtim me varkën e tij në Turqi dhe një ishull grek si dhuratë".

47-vjeçari u arrestua më 25 korrik pas një hetimi paraprak disamujor nga oficerët e policisë së Nën-Drejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Samos. Gjatë viteve 2018 deri në vitin 2024, ai përdhunoi një të mitur, por kishte abuzuar me të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB