Aktualitet

Vrasja e Gilmando Danit dhe 'Sheqerit' në Rinas, Prokuroria e Tiranës i kalon çështjen SPAK: Grupi i strukturuar kriminal

Pas kryerjes së verifikimeve, prokuroria e Tiranës doli në konkluzionin që SPAK është organ kompeten për ta hetuar, pas dyshimeve se ngjarja ëshë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

zh.ll
Vrasja e Gilmando Danit dhe 'Sheqerit' në Rinas, Prokuroria e
gilmando dani dhe muci shaljani

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka kaluar çështjen për kompetencë Strukturës së Posaçme (SPAK), lidhur me atentatin në Rinas ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Pas kryerjes së verifikimeve, prokuroria e Tiranës doli në konkluzionin që SPAK është organ kompeten për ta hetuar, pas dyshimeve se ngjarja ëshë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2025, tek rrethrrotullimi i Rinasit, ku humbën jetën Gilmando Dani mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani alian Shqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). 

Si ndodhi atentati i Rinasit

Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur rëndë mbeti edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ky i fundit ndërroi jetë disa ditë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra.

Ndaj automjetit të tyre 'Benz' u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.

Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi.

Që prej momenteve të para, aksioni i policisë u përqëndrua në zonën e Niklës dhe Fushë Krujës, nga dhe ku dyshohet se u larguan autorët. Disa ditë pas ngjarjes në një prej fshatrave të Fushë Krujës, në një banesë të braktisur u zbuluar një arsenal armësh, por deri në momentet që flasim nuk është bërë lidhja mes armëve të gjetura, dhe atentatit të Rinasit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB