
TIRANË- Më 13 janar u gjet pa shenja jete 81-vjeçari Xhemal Meta në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar. Sipas hetimeve dhe ekzmanimive mjekësore, rezulton se i moshuari është plagosur në pjesën e pasme të kokës. Ai dyshohet se ka goditur me sende të forta. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar si autor i dyshuar, Isuf Hasa. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sendin me të cilin është kryer krimi. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një grabitje të mundshme. Policia bën me dije se janë sekuestruar dhe paratë e vjedhura.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ju bëjmë me dije se: Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.
Djali i viktimës ka deklaruar se i ati shkonte me të gjithë mirë në zonë dhe nuk kishte konflikte me asnjë. Sipas tij në banesë nuk ishte marrë asnjë gjë, por vetëm sendet personale që i moshuari mbante me vete nuk janë gjetur, përfshirë një kuletë, në të cilën siç ai tregon mund të kishte deri në 3 milionë lekë.
“Babai si çdo i moshuar i zonës mbante gjithmonë lekë me vete, blinte e shiste ndonjë bagëti, mund të kishte 2-3 milionë lekë”, tha ai për Report Tv.
Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku Xhemal Meta u gjet i vdekur dy ditë më parë pranë banesës së tij në fshatin Shëngjin i Vogël në zonën e Zall Bastarit, Tiranë./ZËRI