
DURRËS- Një 24-vjeçar është arrestuar në Durrës, ndërsa një 30-vjeçar është shpallur në kërkim pasi vodhën një shumë parash në një piceri gjatë natës. Në pranga ka rënë Mariglen Ibrahimi, ndërsa në kërkim është shpallur Edison Tufa. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 11 janar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga veprimet hetimore të kryera për vjedhjen me thyerje të një shumë parash, në një piceri në lagjen nr. 13, më datë 11.01.2025, kanë identifikuar 2 autorët e dyshuar të rastit.
Në vijim të veprimeve, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe u shpall në kërkim tjetri, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Arapaj, Durrës. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia. /ZËRI