Aktualitet

Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai 1 orë në SPAK: Dhashë shpjegime shtesë

Teksa po futej në ambientët e SPAK, Isai u pyet nga gazetarët për çështjen që është thirrur, por u përgjigj se nuk është në dijeni.

I.F
Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai 1 orë në SPAK: Dhashë
Erion Isai

TIRANË- Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Teksa po futej në ambientët e SPAK, Isai u pyet nga gazetarët për çështjen që është thirrur, por u përgjigj se nuk është në dijeni.

“Se di, kur të dal”, tha Isai.

Ndërsa, pasi doli nga ambientet e SPAK, pas thuajse 1 ore, Isai tha se kishte dhënë disa shpjegime shtesë për çështjen e vitit 2023. Por, u shpreh se nuk mund të jepte informacione për shkak të sekretit hetimor.

“Hera e dytë në SPAK ishte këndshëm. Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023. Nuk e di nëse duhet të them, dhe nuk pyeta nëse duhet të thoja. Dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë në personin e deklaruesit”, tha Isai.

Isai është thërritur dhe më parë në SPAK. Më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsion pasiv dhe aktiv", "fshehje e pasurisë" dhe për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".

Në SPAK janë kallëzuar dhe Spiro Zoto, ish-pronar dhe administrator i "Rehovari shpk", Euljon Hasko, administrator dhe pronar i "Rehovari shpk", anëtarët e njësisë së Prokurimit për vitin 2022, 2023, 2024 dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për vitet 2022 2023, 2024, për të njejtat vepra penale./ZËRI

Poll

MOS HUMB