Aktualitet

Krimi në Durrës! Pazar droge apo lidhje intime? 24-vjeçari e goditi 20 herë me thikë Beqirajn: Tentoi të më përdhunonte

Rrjedha e ngjarjes ndryshon me dëshminë e autorit, i cili para hetuesve pretendon se viktima tentoi ta përdhunojë ndaj e qëlloi për vdekje.

F.I

Krimi në Durrës! Pazar droge apo lidhje intime? 24-vjeçari e

DURRËS-Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj u gjet mbrëmjen e djeshme (24 shtator) i pajetë në banesën e tij. Autori 24-vjeçar Teilor Tivari u arrestua ditën e sotme. Por çfarë ndodhi në banesën e viktimës, ku 51-vjeçari u gjet me të brendshme poshtë një tavoline, me 20 plagë me thikë në trup?

Policia njoftoi se pas një konflikti për motive të dobëta, Tivari e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit 51-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ajo që ngre mëdyshje është raporti mes viktimës dhe autorit. Dyshohet se Tivari kishte shkuar në shtëpinë e Beqirajt me qëllim blerjen e lëndëve narkotike dhe pas krimit ai u ndihmua të largohej nga vendngjarja nga një 27-vjeçar po ashtu i arrestuar. Por kjo është një anë e hetimit. 

Rrjedha e ngjarjes ndryshon me dëshminë e autorit, i cili para hetuesve pretendon se viktima tentoi ta përdhunojë ndaj e qëlloi për vdekje. 24-vjeçari është shprehur se me 51-vjeçarin njiheshin prej kohësh dhe ishin miq. Sa i përket ditës së ngjarjes, ai ka rrëfyer se ka shkur në banesën e Biqirit, pasi ky i fundit e kishte ftuar për një birrë. Në këtë pikë vrasja dyshohet se ka qenë e paramenduar dhe viktima me autorin dyshohet se ishin në një lidhje homoseksuale me njëri-tjetrin. 

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai është qëlluar që tek dera nga autori i dyshuar. Më pas ka pasur përleshje mes tyre. Viktima ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që apartamenti është gjetur krejt i mbuluar në gjak, që nga dera kryesore dhe në të gjithë banesën. Viktima u gjet poshtë tavolinës në kuzhinën e apartamentit. Gjithçka rezulton se ka ndodhur brenda një harku kohor prej 25 minutash dhe në kamerat e sigurisë është parë dhe hyrja e 24-vjeçarit në pallat.

Viktima Marko Beqiri nuk është vrarë në shtëpinë e tij por në një apartament për të cilin duhet të kujdesej, në pronësi të kushërirës së tij, pasi kjo e fundit jetonte në emigrim dhe i kishte lënë çelësat 51 vjeçarit për t'a mirëmbajtur. Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB