
TIRANË- ZËRI ka zbardhur emrat e personave që janë marrë nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në kompaninë telefonike “ONE”. Nën hetim janë vënë tetë persona, shtatë prej të cilëve janë punonjës të kompanisë që kujdesej për sigurinë e kompanisë, “Nazeri 2000” dhe punonjës sigurie të brendshme të kompanisë “ONE”. Nën hetim është vënë edhe Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE.
Personat që janë vënë nën hetim:
* Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE
* Gentian Koçi punonjes i sigurise fizike kompania ONE
* Arsil Feshti, me detyre punonjes sigurie brendshem kompania One
* Alfred Zylalaj, me detyre Drejtues Teknik i Kompanise Nazeri 2000
* Gezim Sala, punonjes sherbimi SHPSF Nazeri 2000
* Koço Veneti
* Myzafer Dinoshi, punonjes sherbimi SHPSF Nazeri 2000
* Ismet Tartari, punonjes sherbimi SHPSF Nazeri 2000
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës 'ONE' në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.