Aktualitet

SPAK shtyn për herë të 3-të me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj.

F.I
SPAK shtyn për herë të 3-të me 3 muaj hetimet për Arben
Arben Ahmetaj

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë edhe me tre muaj hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, i cili akuzohet për veprat penale “Pastrim parash”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Korrupsion pasiv”. Më pas dosja do të kalojë për vlerësim në Gjykatën e Posaçme.

Kjo është hera e tretë që SPAK shtyn hetimet. SPAK e kishte shtyrë afatin deri në muajin mars të këtij viti, por p♪7rsëri ♪7shtë bendosur një afat i ri. 

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI

Poll

MOS HUMB