Aktualitet

E zunë poshtë inertet nga kantieri i ndërtimit të shkollës, plagoset nxënësi 11-vjeçar në Kukës

11-vjeçari ishte duke kaluar në momentin kur punonjësi i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin ka hedhur inertet nga lartësia. 

F.I
E zunë poshtë inertet nga kantieri i ndërtimit të
PAMJE NGA VENDNGJARJA

KUKËS-Një nxënës i moshës 11-vjeçare është plagosur ditën e djeshme një ambientet e një shkolle proferionale që aktualisht është në rikonstruksion. I mituri, i cili aktualisht është nxënës i shkollës 9-vjeçare "Bajram Curri", është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë oratit të pushimit brenda rrethimit të kantierit të ndërtimit të shkollës, që është ngjitur me godinën aktuale ku i mituri zhvillon mësim. 11-vjeçari ishte duke kaluar në momentin kur punonjësi i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin ka hedhur inertet nga lartësia. 

Policia ka nisur hetimet për 26-vjeçarin K. K., punonjës i firmës, pasi ka hedhur inetere që janë bërë shkas për plagosjen e të miturit. Gjithashtu nën hetim është vënë dhe 62-vjeçari A. D., drejtues teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:
-K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.
-A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Kukës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Poll

MOS HUMB