Aktualitet

I vihet tritoli një makine në Tiranë, mjeti i parkuar në oborrin e banesës (EMRI)

Lënda plasëse është hedhur në automjetin e parkuar në oborrin e një banese

F.I
I vihet tritoli një makine në Tiranë, mjeti i parkuar në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Banorët e znës së Selitës së Vogël në Tiranë janë tronditur në orët e para të mëngjesit nga një shpërthim me tritol. Lënda plasëse është hedhur në automjetin e parkuar në oborrin e një banese, në pronësi të Dritan Janos. Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rastin, ndërsa po punohet me kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Poll

MOS HUMB