FRANCË-Rexhino. A një anëtar i dyshuar i “Bandës së Çekiçit” të ekstremit të majtë është arrestuar në Francë. BILD raporton se shqiptari i njohur edhe me nofkën “Gino”, ai dyshohet se në shkurt 2023, së bashku me ekstremistë të tjerë të majtë të të ashtuquajturës “Hammerbande” (Banda e Çekiçit) mes tyre Maja T. 24 vjeç dhe Lina E. kanë sulmuar neonazistët në Budapest, duke i plagosur rëndë.
'Gino' ishte arrestuar edhe një herë në muajin nëntor, por u lirua në pranverën e vitit 2025. Në atë kohë, Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij drejt Hungarisë. Maja T. po gjykohet aktualisht në Hungari si anëtar i “Bandës së Çekiçit”.
Avokati i shqiptarit Rexhino A. ka shprehur frikën se, nëse klienti i tij transferohet në Gjermani, ai do të ekstradohet më pas në Hungari, ashtu siç ndodhi me Maja T. Në Gjermani, në qytetin Dresden, po zhvillohet aktualisht një proces gjyqësor kundër kreut të dyshuar të “Bandës së Çekiçit”, Johann Guntermann (32 vjeç). Ndërkohë, Lina E. është dënuar tashmë me disa vite burg.