Refit Buzi
BERAT-Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me një viktimë dhe një të plagosur. Sipas raportimeve, Buzi ka liruar ish-të fejuarën, Rozalinda Plaka të cilën e mbante peng, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për dorëzimin e tij.
Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja. Pas ngjarjes si u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit./ZËRI
Poll