Aktualitet

I vuri flakën "Audit" me vlerë 100 mijë euro, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (VIDEO-EMRI)

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Memo Meto", ndërsa mjeti i djegur rezulton në pronësi të 44-vjeçarit Julian Çakiri.

zh.ll
I vuri flakën "Audit" me vlerë 100 mijë euro,
pamje nga video e publikuar nga policia

TIRANË- Një 39-vjeçar i identifikuar si Erges Shegani është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për djegien e një automjeti luksoz me vlerë 100 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Memo Meto", ndërsa mjeti i djegur rezulton në pronësi të 44-vjeçarit Julian Çakiri. Pas marrjes së njoftimit, autori, i cili dyshohet se kreu krimin për motive të dobëta, u kap arrestua brenda pak orësh.

 

Njoftimi:

Tiranë/Zbardhet brenda pak orësh, djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 000 euro.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 44-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Memo Meto”, për motive të dobëta.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale, veshjet që mbante 39-vjeçari, kur kreu krimin.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 03:30, të datës 09.12.2025, në rrugën “Memo Meto”, ishte djegur automjeti tip "Audi" në pronësi te shtetasit J. C., 44 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit "Price", brenda pak orësh, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.

Poll

MOS HUMB