Aktualitet

Përplasjet për Kodin e ri Penal! Del dokumenti: Prokuroria ka qenë në dijeni, pjesë e grupit të punës gjatë hartimit

Kodi i ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore, ka ngjallur reagime të shpejta dhe të shumta.

zh.ll
Përplasjet për Kodin e ri Penal! Del dokumenti: Prokuroria ka
Foto ilustruese

TIRANË- Institucionet e drejtësisë në vend janë futur në 'luftë' që prej prezantimit të draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë. Kodi i ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore, ka ngjallur reagime të shpejta dhe të shumta. Prokuroria e Përgjithshme reagoi e para duke kundërshtuar ashpër draftin. Kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, tha se këto ndryshime ishin të pakonsultuara me Prokurorinë e Përgjithshme, duke shtuar se nuk kanë pasur asnjëpërfaqësues në grupin e punës.

“Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar.”, tha kryeprokurori.

Ndërkohë, burime për mediat nga grupi i punës bëjnë me dije se Prokuroria e Përgjithshme ishte në dijeni të draftit të Kodit Penal, pasi ka qenë pjesë e grupit të punës. Madje, sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjet, i cili mban datën 2 shkurt 2023, Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Kujtim Luli, me detyrë shef sektori për koordinimin, studimin dhe integrimin do të jetë përfaqësuesi i tyre në këtë grup pune.

Përplasjet për Kodin e ri Penal! Del dokumenti: Prokuroria kaPërplasjet për Kodin e ri Penal! Del dokumenti: Prokuroria ka
Dokumenti

Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuvend në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator, teksa deri më tani ka pasur kundërshtime nga opozita, juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Juristë të shumtë kanë reaguar duke kundërshtar nenin, pasi ky formulim i ri rrezikon të rëndojë sistemin penal me raste që mund të trajtoheshin me gjoba apo paralajmërime. Sipas juristëve, formulimi i ri i ligjit nuk arrin të bëjë dallimin mes shkeljeve të rënda dhe të lehta./ZËRI

Poll

MOS HUMB