TIRANË-Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara. Mësohet se Beqaj ka shkuar në GJKKO, në kuadër të procesit gjyqësor për çështjen e “Sterilizimit”. Beqaj i cili ndodhet në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' është shoqëruar në ambjentet e GJKKO nga një efektiv.
Por teksa ish-ministri i Shëndetësisë futej në ambientet e strukturës së Posaçme, protestuesit e shoqëruan me thirrjet “o hajdut”.
View this post on Instagram
Beqaj mbahej në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI