Aktualitet

Ilir Lloshi i arrestuari i 4-ët nga SPAK/ Kush është ‘Licja’ e grupit ‘Çopja’? Alibej i nxori emrin në dëshminë e bujshme

Alibej nxori emrin e Ilir Lloshit, e thirrur edhe me nofkën ‘Liçja’, që dyshohet se ishte edhe anëtari i grupit të Çopjave, teksa tregonte lidhje e të vëllait me Çopajt në Angli.

zh.ll
Ilir Lloshi i arrestuari i 4-ët nga SPAK/ Kush është
Erjon Alibej-GJKKO

TIRANË- llir Lloshi është një nga personat e arrestuar nga SPAK në operacionin e zhvilluar gjatë orëve të fundit. Emri i tij u zbulua nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erjon Alibejt, në gjyqin për dosjen ‘Plumbi I Artë’, në GJKKO. Siç u bë me dije më herët, dëshmia e bujshme e Erjon Alibej, ndihmoi SPAK-un në goditjen e këtij grupi kriminal, pasi nxori emra dhe detaje konkrete.

Kush është Ilir Lloshi? 

Referuar dëshmisë së Erjon Alibejt, Ilir Lloshi njihje me nofkën "Liçja". Ai dyshohet se dyshohet se ishte edhe anëtari i grupit të Çopjave. Teksa tregonte lidhje e të vëllait me Çopajt në Angli, Alibej zbuloi disa përplasje ndërsa tregoi se si kishte shpëtuar Lloshin gjatë kohës që ishte rrahur për shkak të mallit të grabitur. Sipas asaj që dëshmonte Alibej, mësohet se Ilir Lloshi ishte dërguar tek ortaku anglez i familjes Çopja si personi që ka patur sasinë e mallit e më pasi po ai e humbi.

"Ne me vëllezërit Çopja kemi pasur lidhje dhe vëllai im Endriti shoqërohej me ta. Në bazë të analizave të mia, duke filluar nga ngjarja e parë kur u vra vëllai im dhe sot e kësaj dite, mendoj se përplasja ka lindur si pakënaqësi dhe inate të brendshme apo sedre të atyre, që kur vëllezërit Çopja bënë një tentativë vrasje në Elbasan ndaj disa personave të tjerë.
Ato e kanë bërë vetë lojën që t’i merrnin anglezit 25 kg nga 50 sa ishte sasia. Nëpërmjet një personi, ‘Liçja’ që çuan tek anglezi me pretendimin që ky ishte personi që kishte mallin dhe ky e humbi. Liçja mesa di unë quhet Ilir Lloshi nga Elbasani, është gjallë dhe është moshatar me Çopjat. Unë shtroj pyetjen si ka mundësi që Liçja është gjallë dhe njerëzit e mi janë vrarë, kur supozohet se zanafilla e vrasjeve është 50 kg i kokainës. Vazhdova punën fuqishëm me shitjen e kokainës në Angli, dua të shpjegoj se është e pavërtetë që lufta ka nisur për një ngarkesë prej 50 kg drogë. Ilir Lloshi është shok fëmijërie i Hajdar Çopjas, më çoi një SMS dhe më tha dua të takoj se jam shumë keq, më tha që jam te shtëpia e një djali që quhej Foksi dhe ky shok fëmijërie i Hajdarit. Ilir Lloshi me çoi foto, ishte me sy të nxirë, e kishin goditur, shkova tek shtëpia e Foksit, dhe më tha desh më vranë, i shpëtova nga duart anglezëve, i thashë të paskan masakru, më tha që erdhi një ngarkese prej mbi 50 kg e ca kokainë Francit, unë me këta Çopjat s’po flisja më në këtë kohë, më tha që kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shkuar policia tek shtëpia ku mbahej, e mora 2 javë këtë Ilirin në shtëpi, më shpjegoi se Franc Çopja kishte një ortak anglez, morëm vesh se në shtëpinë ku mbahej droga kishin lidhur një djalë nga Elbasani dhe kishin marrë çfarë kishin gjetur.", tha Alibej në dëshminë e tij.

Kujtojmë se Ilir Lloshi është një nga të arrestuarit të operacionit të SPAK. Prokuroria e Posaçme urdhëroi Policinë e Shtetit për një aksion blic, për arrestimin e 6 prej të dyshuarve të dosjes së bujshme të trafikut të 6 tonëve kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine për tregun e Europës dhe më gjerë. Me kërkesë të SPAK u urdhëruan 7 urdhër-arreste, prej të cilëve u arrestuan 6 persona, ndërsa personi i shtatë është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në prnaga ranë dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, Ermir Ndreaj, ndërsa iu është komunikuar masë sigurie Erjon Alibejt dhe Plarent Dervishaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB