Aktualitet

VD- Vatra aktive në Borsh prej 48 orësh! Zjarri edhe në Parkun Kombëtar të Prespës në Pustec, kryebashkiaku: Terren i vështirë

Burime për "Zëri.ai" bëjnë me dije se flakët vijojnë të jenë aktive prej 48-orësh, teksa i afrohen zonës së plazhit dhe fshatit. 

zh.ll
VD- Vatra aktive në Borsh prej 48 orësh! Zjarri edhe në Parkun
Pamje nga zjarri në Borsh dhe Parku i Prespës

HIMARË- Një zjarr masiv ka përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme Borshin, teksa flakët kanë vijuar përgjatë ditës së sotme të përphapen me shpejtësi. Burime për "Zëri.ai" bëjnë me dije se flakët vijojnë të jenë aktive prej 48-orësh, teksa i afrohen zonës së plazhit dhe fshatit. Të favorizuara nga era dhe temperaturat ekstreme, flakët po i afrohen edhe Manastirit te Kremasoves.

Ndërkohë, një zjarr i përmasave të mëdha raportohet edhe në Parkun Kombëtar të Prespës në zonën e Pustecit. Vatra është përhapur me shpejtësi të madhe, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe forcave të tjera që ndodhen në terren. Bëhet me dije se në terren janë mbi 50 forca që po bëjnë të mundur ndërhyrjen për izolimin fillimisht të flakëve, por situata mbetet kritike.

Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka folur lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në Parkun Kombëtar të Prespës. Ai tha se reagimi ka qenë i shpejti por mungesa e rrugës së kalimit ka vështirësuar ndërhyrjen. Kolefski njoftoi se do të ndërhyet në orët e parë të mëngjesit të së dielës.

Pali Kolefski, kryetari i Bashkisë Pustec: Që në momentet e para që u lajmërua, ka qënë reagim i shpejtë por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo çka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi. Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse , kemi patur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qënë këtu zjarrfikeset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit , punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur. Ne jemi duke bërë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase. Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha e thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen. Fillimisht sipas specialistëve, Ministrisë së Brendshme dhe policisë zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata.

Sa i përket dyshimeve për zjarrun, nuk dihet ende nëse ishte nga pakjdesia apo zjarrvënie e qëllimshme. Kryebashkiaku shprehet se kjo mbetet të vërtetohet nga specialistët dhe polciia e zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB