Aktualitet

Prova të reja për inceneratorin e Fierit? Apeli i GJKKO pranon kërkesën e SPAK, do përsëritet shqyrtimi gjyqësor

Vendimi për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor në Apel, do të bëjë të mundur edhe marrjen në pyetje edhe të disa dëshmitarëve, duke përfshirë këtu edhe Arjola Kodrën.

k.m.
Prova të reja për inceneratorin e Fierit? Apeli i GJKKO pranon
Inceneratori i Fierit

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor për dosjen e incineratorin e Fierit. Trupa e gjyqtarëve të Apelit të Posaçëm, ka pranuar kërkesën e prokurorit të posaçëm, Dritan Prençi, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. 

Vendimi për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor në Apel, do të bëjë të mundur edhe marrjen në pyetje edhe të disa dëshmitarëve, duke përfshirë këtu edhe Arjola Kodrën, e cila është administratorja e inceneratorit të Tiranës. Kjo e fundit u shpall e pafajshme nga gjykimi në  Shkallën e Parë. Kështu që më 7 nëntor, pritet që të nisë marrja në pyetje e të 8 dëshmitarëve. 

Në seancën në Apelin e GJKKO, e cila zgjati rreth 2 orë e 30 minuta, prokurorët kërkuan prishjen e vendimit të Shkallës së Parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre". Kërkesa e SPAK u kundërshtua nga avokatët e mbrojtjes, por nuk u mor parasysh nga Apeli i GjKKO. Po ashtu, sot ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka nuk është paraqitur në gjyq, por është përfaqësuar nga avokati i tij.

Por kur ndodh përsëritja e shqyrtimit gjyqësor?

Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ndodh kur një palë në aktin e apelit, kërkon rimarrjen e provave të lejuara në shqyrtimin gjyqësor të shkallës së parë ose kur ka prova të reja. Për provat që zbulohen pas gjykimit të shkallës së parë ose të atyre që dalin aty për aty, gjykata vendos, sipas rastit, marrjen ose jo të tyre. 

Prova të reja për inceneratorin e Fierit? Apeli i GJKKO pranon

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 6.8 vite burg.  Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj, ndërsa Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncesionarit të këtij inceneratori, është dënuar me 12 vite burg, nga të cilat do të vuajë në qeli 8 vite. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia, duke i shpallur të pafajshëm për akuzat e ngritura, zëvendëspresidentin e FSHF, Arben Dervishin, Arjola Kodrën dhe Juri Imerajn. Me shërbim prove janë dënuar 5 nga të pandehurit, përkatësisht Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022, prej ku sipas SPAK, rezultonte se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë euro për punën që nuk është kryer, ndërkohë që zyrtarët e përfshirë në aferë i kishin shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prek 60 milionë lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB