Aktualitet

Sherr mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Agron Kapllanajt, Policia shoqëron biznesmenin dhe 4 të afërmit e tij

Ndërsa, janë shoqëruar disa persona në komisariat.

I.F
Sherr mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Agron Kapllanajt,
Agron Kapllanaj

FIER-Një incident ka ndodhur në zonën e Lulishtes, në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, operacionales dhe njerëzve të Agron Kapllanaj. Mësohet se bashkëthemeluesi i “Djathtas 1912”, ndodhej në Fier, teksa vuri re se një makinë po e ndiqte. Menjëherë pas kësaj, ka pasur një përplasje mes njerëzve të tij, agjentëve të BKH-së dhe operacionales, të cilët ishin në shërbim.

Mësohet, se Kapllanaj nuk ishte në dijeni se ishin forcat operacionale pas makinës së tij. Ai ka dalë nga makina dhe i ka pyetur ata se “përse keni parkuar këtu”. Pas kësaj, ka pasur një përplasje mes agjentëve dhe punonjësve të biznesit në pronësi të Kapllanajt. Ndërsa, raportohet se disa persona janë shoqëruar në komisariat.

"Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB