Aktualitet

Indeksi Botëror: Shqipëria e 83-ta, gazetarët 'viktima' të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar

Po ashtu raporti nënvizon se gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht objektiva të kërcënimeve.

F.I
Indeksi Botëror: Shqipëria e 83-ta, gazetarët 'viktima'
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Për herë të parë në historinë e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij (RSF), mbi gjysma e vendeve të botës tani bien në kategoritë “të vështira” ose “shumë serioze” për lirinë e shtypit. Në 25 vjet, rezultati mesatar i të gjitha 180 vendeve dhe territoreve të anketuara në Indeks nuk ka qenë kurrë kaq i ulët.

Shqipëria renditet në vendin e 83, 3 vende më lart krahasuar me vitin 2025. Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar, thuhet në raport.

Indeksi Botëror: Shqipëria e 83-ta, gazetarët 'viktima'

Në raport thuhet se gazetarët përballen me presion politik. Politikanët kufizojnë pavarësinë editoriale duke politizuar rregullatorët e medias dhe duke emëruar ata që janë përgjegjës për median publike. Gazetarët kritikë ndaj autoriteteve shpesh i nënshtrohen sulmeve të dizajnuara për t'i diskredituar ata si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, dhe ata kanë vështirësi në marrjen e informacionit shtetëror, qasja në të cilin mund të jetë edhe më e kufizuar nga një centralizim i kohëve të fundit i komunikimeve qeveritare.

Si rezultat i vendimeve gjyqësore kontraverse, mediave iu ndalua të mbulonin çështje të ndjeshme me interes publik. Po ashtu raporti nënvizon se gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht objektiva të kërcënimeve. Gazetaret gra, të cilat përbëjnë shumicën e profesionit, përballen me ngacmime online dhe në disa raste me diskriminim gjinor brenda organizatave të lajmeve, megjithëse ka pasur përparim në këtë fushë.

Vetëm shtatë vende në Evropën Veriore renditen si “të mira”, me Norvegjinë që kryeson listën, ndërsa Franca renditet e 25-ta me një rezultat “të kënaqshëm”.

Poll

MOS HUMB