Aktualitet

Shqiptari u gjet i vdekur me 1 plumb në kokë në Greqi/ Ndryshon pista e hetimit, 6 arrestime

Vajza e pronarit deklaroi se kur ajo dhe partneri i saj panë 44-vjeçarin e vdekur, u panikuan dhe vendosën ta fshihnin armën

F.I
Shqiptari u gjet i vdekur me 1 plumb në kokë në Greqi/ Ndryshon
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GREQI-Gjashtë persona janë arrestuar lidhur me vdekjen e shqiptarit 44-vjeçar i cili u gjet i pajetë me një plumb në kokë në një stallë në Messinia, Greqi. Protothema raporton se midis të arrestuarve janë çifti që gjeti trupin, djemtë e viktimës, një mik i fëmijëve të tij dhe një grua tjetër. Të arrestuarit akuzohen për fshehje provash.

Hetimet lidhur me gjetjen e një shqiptari brenda një stalle në Kalamata të Greqisë kanë marrë një kthesë të papritur. Gjetjet e para të ekzaminimit mjeko-ligjor tregojnë se vdekja mund të jetë shkaktuar nga vetëvrasja dhe jo nga një akt kriminal, siç u konsiderua fillimisht.

Arma e krimit, një pushkë gjahu u gjet e fshehur afër trupit të pajetë të 44-vjeçarit. Sipas dëshmisë së vajzës së pronarit të stallës, arma i përket babait të saj të moshuar, i cili po përballet me probleme serioze shëndetësore. Vajza e pronarit deklaroi se kur ajo dhe partneri i saj panë 44-vjeçarin e vdekur, u panikuan dhe vendosën ta fshihnin armën, nga frika e pasojave të mundshme.

Po ashtu një person i afërt me 44-vjeçarin është shprehur për uniformat blu se viktima kishte deklaruar dikur se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës së tij. Hetimet vijojnë për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 44-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB