Aktualitet

Inskenoi vdekjen e tij/ Pecorelli ndërpret grevën e urisë në burgu 313: Të burgosurve u gatuaj makarona, kam humbur 6 kg

Tashmë biznesmeni italian rrëfen se e ka ndërprerë grevën e urisë

F.I
Inskenoi vdekjen e tij/ Pecorelli ndërpret grevën e urisë në
Davide Pecorelli

TIRANË-Biznesmeni italian Davide Pecorelli kishte hyrë në grevë urie më 16 korrik, duke denoncuar me një letër të shkruar me dorë dhe drejtuar Gjykatës dhe Konsullatës italiane kushtet e rënda të paraburgimit, duke ndarë një qeli 16 metra katrorë me tetë persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm dhe e mbushur me minj. Tashmë biznesmeni italian rrëfen se e ka ndërprerë grevën e urisë dhe Gjykata e Apelit në Shqipëri ka depozituar motivimin e vendimit të dënimit, duke i lejuar kështu të paraqesë ankim në Gjykatën e Lartë.

Nga burgu ku ndodhet i mbyllur që nga data 8 maj, ish-arbitri i futbollit dhe sipërmarrësi nga San Giustino ka mundësi të kontaktojë çdo ditë me familjarët (gruan, katër fëmijët dhe babanë) dhe, në këtë rast, edhe me mikun italian gazetar.

"Jam i burgosuri numër 234’. Zëri është ai i Davide Pecorellit. Davide, si je? ‘Gjithsesi mirë, edhe pse jua kam përshkruar tashmë kushtet në burgun 313 të Tiranës. Kam vendosur të ndërpres grevën e urisë pas dy javësh, vazhdon, kam humbur 6 kilogramë. Një kthesë, apo më mirë, një rreze e parë shprese, ka ardhur pardje, më 31 korrik, kur Gjykata e Apelit në Shqipëri më në fund ka depozituar motivimin e vendimit të dënimit. Deri tani nuk kam mundur, bashkë me avokatët e mi italianë dhe shqiptarë, të paraqes ankim, për shkak të mungesës së motivimit të vendimit të Gjykatës së Shkodrës. Tani do të mund të formalizoj ankimimin në Gjykatën e Lartë: qëllimi është të marr një masë më pak kufizuese në pritje të gjyqit të shkallës së dytë, që është caktuar për më 18 shtator. Tani mund të shpresoj të paktën për diçka të mirë pas gati tre muajsh kalvari. Më trajtojnë mirë, çdo mbrëmje u gatuaj makaronat: përpiqemi të mbijetojmë, por kushtet janë ekstreme,"-shprehet Pecorelli.

Biznesmeni italian do të vuajë 4 vite burg në Shqipëri. Ai u shpall fajtor për "Mashtrim" në bashkëpunim, "Dhunimi i varreve" "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" e "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Në lidhje me rastin Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg.

Si e inskenoi zhdukjen? 

Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në qytetin e Pukës, ku një makinë që ishte marrë me qera prej tij, u gjet e djegur në një zonë të thellë, të pambuluar me kamera sigurie. Brenda makinës u gjetën dhe mbetje skeletore, që fillimisht u dyshua se i përkisnin biznesmenit.

Teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator 2021 Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo. Më pas ai tronditi jo pak me historinë që tregoi, duke thënë se për 9 muaj, kur të gjithë e kishin shpallur të zhdukur, ai kishte qenë në kërkim të një thesari. Me itinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varr në varrezat e Pukës.

Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model Skoda i përkisnin një tjetër ADN-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli./ZËRI

Poll

MOS HUMB