Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Fresk, 27-vjeçari shkon vetë në spital

I plagosur ka mbetur 27-vjeçari Juglen Abazi.

F.I
Plagosje me armë zjarri në Fresk, 27-vjeçari shkon vetë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut, ku i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Juglen Abazi. Policia njofton se i riu është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Poll

MOS HUMB