Aktualitet

Inxhinieri humb jetën në një kantier ndërtimi në Peqin, arrestohet drejtuesi teknik

Në lidhje me ngjarjen në pranga është vendosur Enver Hoxha, 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik në kantir.

F.I
Inxhinieri humb jetën në një kantier ndërtimi në Peqin,
FOTO ILUSTRUESE

PEQIN-Një tjetër incident me pasojë vdekjen ka ndodhur në një kantier ndërtimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Paulesh, në Peqin, ku një inxhinier ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës në një kantier ndërtimi. Në lidhje me ngjarjen në pranga është vendosur Enver Hoxha, 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik në kantir.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.

Kushtet e sigurisë në punë vijojnë të mbeten problem në Shqipëri, ku rastet fatale me humbje jete sa vijnë e shtohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB