Dallëndyshe Bici
TIRANË- Ish-drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici është paraqitur paraditen e kësaj të martë në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme. Bici është parë teksa hyn në ambjentet e SPAK, por ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme. Ish-drejtoresha e IKMT-së ka qëndruar rreth dy orë në ambjentet e Prokurorisë.
Bici dhe dorëheqjen nga drejtimi i Inspektoratit të Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit më janar 2026. Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Bici zuri vendin e Ervin Hoxhës, i cili më herët mbante postin e drejtorit të IKMT-së./ZËRI
Poll