Aktualitet

U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë.

F.I
U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, arratiset ish-kryebashkiaku i
Fran Frrokaj

TIRANË-Teksa Gjykata e Apelit të Posaçëm dyfishoi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, ky i fundit është arratisur. Ish-zyrtari u lirua pak kohë më parë pasi përfitoi nga aministia, por ai pritej të rikthehej sërish në qeli, ndërsa Apeli vendosi dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie. 

Gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli, bëhet me dije se Frrokaj nuk është gjetur në banesë. Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar ilegalisht nga territori i vendit.

Ish-zyrtari vendor u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave  në vendin e njohur si Rana e Hedhun. 

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në 2017. Kryebashkiaku dhe 15 ish-zyrtarë të Bashkisë së Lezhës akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte./ZËRI

Poll

MOS HUMB