TIRANË-Incidentet me kompaninë e fluturimit “Wizz Air” nuk kanë të ndalur. Në rastin e fundit bëhet fjalë për abuzimin që bën kompania me udhëtarët e saj për kryerjen e Check in. Denoncimi është bërë nga ish-ministri i financave Arben Malaj, i cili shprehet se nëse klientët e komapnisë së fluturimit “Wizz Air” nuk kryejnë 'Check in', )regjistirmi) gjobiten me shumën prej 48 euro.
Malaj krahas denoncimit ka publikaur edhe faturat, ndërsa thekson se një tarifë prej 48 eurosh përbën rreth 40% të çmimit total të një bilete vajtje-ardhje. Ndër të tjera ai shton se abuzimi vazhdon edhe me peshën e bagazheve, ku për një valixhe shtesë deri në 20 kg, duhet të paguash 78 euro tarifë. Ai ka argumentuar se këto kosto shtesë e rrisin çmimin real të biletës me 35 deri në 60 për qind, duke mashtruar konsumatorin në momentin e blerjes dhe duke krijuar një perceptim të rremë për çmimin final të udhëtimit.


Ish-ministri ndalet edhe tek numrat e asistencës së kompanisë, ku dy prej tyre nuk përgjigjeshin, ndersa asistenca shqiptare të kalonte në opsione nga një numër në tjetrin, duke mbetur pa asnjë informacion apo shërbim.

Arben Malaj: Ja si Wizz Air vjedh shqiptaret duke abuzuar me udhëtarët:48 euro “gjobë” nëse nuk kryen check-in online. Shërbimet online, kur kompania ka sportele fizike në aeroport, duhet të jenë opsion alternativ, jo mekanizëm penalizues.Një tarifë prej 48 eurosh përbën rreth 40% të çmimit total të një bilete vajtje-ardhje. – 78 euro tarifë për një valixhe shtesë deri në 20 kg. Një kosto disproporcionale, shpesh më e lartë se vetë bileta. Kosto të fshehta, të cilat e rrisin çmimin real të biletës së ofruar me 35% deri në 60%, duke mashtruar konsumatorin në momentin e blerjes.
Tre numrat e asistences dy nuk pergjigjeshin, ndersa asistenca shqiptare ishte e pa mundur te aplikohej se pas ziles te thoshte shtyp nje pre x opsioneve te ankeses, te conte nga 1 tek 4 nga 4 tek 2, nga 2 tek 3 dhe nga 3 tek 1 serisht???
Këto praktika nuk janë thjesht politika tregtare agresive. Ato përbëjnë shkelje të të drejtave të konsumatorit dhe abuzim me pozitën dominuese në një treg me konkurrencë të kufizuar.
Pyetja mbetet: Kush i mbron realisht udhëtarët shqiptarë?
Ku janë Autoriteti i Konkurrencës, Mbrojtja e Konsumatorit dhe institucionet rregullatore të transportit ajrorë ose ta strukturoj si ankesë formale për autoritetet dhe Komisionin Europian.
Mënyra se si operon "Wizz Air" është bërë shpesh problem. Kompania është kritikuar për vonesat dhe për praktikën e overbooking-ut, duke shitur më shumë bileta sesa kapaciteti i avionëve, me arsyetimin se një pjesë e udhëtarëve zakonisht nuk paraqiten në nisje./ZËRI