Aktualitet

Në “arrest shtëpie”, fton 44-vjeçarin për seks me para, por e grabit bashkë me shokun, shpallet në kërkim 49-vjeçarja

Blutë bëjnë me dije se teksa ishte në “arrest shtëpie”, 49-vjeçarja ka thirrur në banesën e saj një 44-vjeçar, duke i ofruar këtij të fundit marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

zh.ll
Në “arrest shtëpie”, fton 44-vjeçarin për seks
Pamje nga operacioni i policisë

DURRËS- Një 49-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi ka grabitur me dhunë një shtetas 44-vjeçar. Alma H., 49-vjeç dhe bashkëpunëtorin e saj Robert Laminca 40-vjeç, ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat", i zhvilluar në muajin prill. Blutë bëjnë me dije se teksa ishte në “arrest shtëpie”, 49-vjeçarja ka thirrur në banesën e saj një 44-vjeçar, duke i ofruar këtij të fundit marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Njoftimi: 

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar "Last Threat".

Ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", i ofroi marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe bashkëpunoi me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash, shpallet në kërkim 49-vjeçarja.

Vihet në pranga 40-vjeçari, gjithashtu me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer më parë, në bashkëpunim me 49-vjeçaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe, banuese në Durrës. 49-vjeçarja, ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën e saj, një 44-vjeçari. Në këtë banesë, shtetasi R. L. i ka marrë me dhunë 44-vjeçarit, celularin dhe një shumë parash.

Shtetasja A. H. dhe shtetasi R. L. ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat", i zhvilluar në muajin prill.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Poll

MOS HUMB