Itali- Një burrë 35-vjeçar shqiptar është arrestuar sot me akuzën e dhunës në familje ndaj partneres së tij 23-vjeçare në Itali. I riu goditi bashkëshorten e tij me grushte dhe e qëlloi me dorezën e një fshese. Mësohet se vajza ka marrë dëmtime serioze duke pësuar thyrje të hundës dhe lëndime të tjera në trup.
Policia e Shtetit të Pordenones arrestoi të riun shqiptar, pasi ai kishte abuzuar vazhdimisht me 23-vjeccaren, duke e lënë në paraburgim. Mediat italiane kanë shkruar se ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës prej shumë kohësh.
Megjithatë, ajo arriti të largohej përkohësisht nga burri, duke lejuar ndërhyrjen e menjëhershme të makinave të patrullës së policisë. Shqiptari ishte i njohur për forcat e rendit, ai nuk kishte leje qëndrimi të vlefshme në shtetin italian. Ende nuk janë zbuluar identitetet e dy të rinjëve./ ZËRI