Aktualitet

Iu gjet 1 dozë kokainë, në pranga Ergys Isufi, kandidat i koalicionit 'Nisma Shqipëria Bëhet'

Gjatë kontrollit, në momentin që i është zbuluar lënda narkotike, Isufi ka tentuar që të arratiset, por është neutralizuar në kohë nga Policia. 

k.m.
Iu gjet 1 dozë kokainë, në pranga Ergys Isufi, kandidat i
Ergys Isufi

VLORË- Kandidati për deputet i koalicionit 'Nisma Shqipëria Bëhet', Ergys Isufi është vendosur në pranga pasi iu gjet me vete një dozë kokainë. Sipas të dhënave të deritanishme, raportohet se gjatë kontrollit, në momentin që i është zbuluar lënda narkotike, Isufi ka tentuar që të arratiset, por është neutralizuar në kohë nga Policia.  Aktualisht, Policia po ushtron kontrolle edhe në banesën e tij në Sarandë. Megjithatë, Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Isufit. 

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” lidhur me arrestimin e kandidatit të tyre.

Kush është kandidati për deputet Ergys Isufi?

Gjatë gjithë fushatës, kandidati është prezantuar si një inxhiner elektrik eksperiencë të gjerë në menaxhimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike brenda dhe jashtë vendit. Kryesisht në Suedi. Që prej vitit të shkuar, ai ka aderuar pranë partisë "Shqipëria Bëhet" duke u bërë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në qarkun e Sarandës./ZËRI

Poll

MOS HUMB