Aktualitet

Iu gjetën 2 kallashnikovë në automjet, arrestohet 19-vjeçari që ishte në kërkim nga GJKKO

Iu gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikovë.

k.m.
Iu gjetën 2 kallashnikovë në automjet, arrestohet
Policia Shkodër

SHKODËR- 19-vjeçari Agostin Gjelosi është arrestuar nga Policia në Shkodër. I riu ishte shpallur në kërkim që prej muajit maj, për shkak se mbante armë pa leje. Më 30 maj, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia ushtroi kontrolle në një automjet në Kir, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikovë, të cilat dyshohet se i posedonte i riu.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj./ZËRI

Poll

MOS HUMB