Aktualitet

Iu gjetën në makinë dollarë e tollona karburanti, nisin hetimet për korrupsion zgjedhor ndaj biznesmenit Fiqiri Pali

Sipas Policisë, janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

I.F
Iu gjetën në makinë dollarë e tollona karburanti, nisin
Pamje nga vendngjarja

DIBËR- Pas ngjarjes që ndodhi ditën e djeshme në Maqellarë kanë nisur hetimet për biznesmenin Fiqiri Pali dhe Hasan Malecka. Sipas Policisë, janë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Mbrëmjen e djeshme, u bllokua makina e Palit nga eksponentë të Partisë Demokratike, pasi dyshohej se po shpërndarnte para në këmbim të votës. Gjatë kontrollit në makinën e tij u gjetën 4500 dollarë dhe tollonga karburanti. Për këtë ngjarje janë marrë nën hetim edhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe kandidatin për deputet demokrat Xhemal Gjunkshi.

"Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës 09.05.2025, në Maqellarë, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, në ngarkim të shtetasve H.M., 54 vjeç; dhe F.P., 57 vjeç", njofton Policia./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB