Aktualitet

Iu sekuestrua ‘Lamborghini’ 160 mijë eurosh, Sahit Shpataj dikur grabiste çiftet i veshur si polic, tani jetonte në Amerikën Latine

34-vjeçari kishte refuzuar dy herë kontrollon e policisë, ndërsa mjetin me vlerë marramendëse e kishte regjistruar në emër të një kompanie ndërtimi

E.K
Iu sekuestrua ‘Lamborghini’ 160 mijë eurosh, Sahit Shpataj
SAHIT SHPATAJ DHE MJETI I SEKUESTRUAR

TIRANË- Personi që shihni në foto është shtetasi Sahit Shpataj, të cilit iu sekuestrua një mjet tip “Lamborghini Urus”, me vlerë 160 mijë euro. Operacioni u ndërmorr nga policia e Tiranës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin dhe Pastrimit të Parave.

Mjeti luksoz ishte në pronësi të një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

Shpataj e kishte regjistruar mjetin luksoz në emër të një kompanie, për të fshehur të ardhurat që dyhoshet se ishin përfituar në sajë të aktivitetit të paligjshëm.

Sahit Shpataj i cili jeton përgjithësisht në Amerikën Latine, ka refuzuar t’i ndalojë dy herë policisë për kontroll.

Por së fundmi blutë pasi e kanë ndaluar kanë konstatuar se Lamborgini ishte i regjistruar në emër të një kompanie private, administratori i së cilës është vënë nën hetim.

Sipas policisë kjo është bërë për të justifikuar vlerën dhe origjinën e parave.

Sahit Shpataj rezulton i arrestuar në vitin 2014, pasi hiqej si polic dhe u merrte para qytetarëve.

Në vitin 2024 është arrestuar për dhunë në familje pasi ka dhunuar bashkëjetuesen, e cila është pajisur më pas me urdhër mbrojtjeje./ZËRI 

Poll

MOS HUMB