Aktualitet

"Jaguari"-i digjet në mes të Tiranës, nuk dihen ende shkaqet (FOTO-VIDEO)

Nga pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet se si atomjeti është djegur tërësisht nga zjarri. 

zh.ll
"Jaguari"-i digjet në mes të Tiranës, nuk dihen ende
makina në flakë

TIRANË- Një automjet luksoz tip "Jaguar" elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, në rrugën "Tefta Tashko" tek Gjimnazi Ismail Qemali, në Tiranë. Nga pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet se si atomjeti është djegur tërësisht nga zjarri. 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Megjithatë, makina është djegur tërësisht, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Nuk dihet nëse në makinë ndodhej njeri në ato momente e as nëse makina ishte në lëvizje. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale./ZËRI

Poll

MOS HUMB