Aktualitet

"Kam bërë 20 aksidente, por jo për fajin tim"/ Ç' deklaronte Petri Bozo para aksidentit tragjik: Më pëqen shpejtësia!

Sipas burimeve pranë hetimit, regjisori ka deklaruar para hetuesve se aksidenti ndodhi vetëm pak çaste pasi kishte përshëndetur një efektiv policie që ndodhej në zonë.

zh.ll
"Kam bërë 20 aksidente, por jo për fajin tim"/
foto ilustrim: petri bozo

TIRANË- Regjisori i njohur shqiptar, Petri Bozo, është arrestuar nga autoritetet pas aksidentit tragjik të ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Sipas burimeve pranë hetimit, regjisori ka deklaruar para hetuesve se aksidenti ndodhi vetëm pak çaste pasi kishte përshëndetur një efektiv policie që ndodhej në zonë. Ai ka mohuar të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin e ngjarjes.

“Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt, nuk e kam parë çfarë ka qenë dhe kam tentuar ta devijoj sapo ndjeva përplasjen. Kur kam dalë nga makina, kam parë fëmijën”, mësohet të ketë deklaruar Bozo para hetuesve.

Ndërkohë, pas ngjarjes është rikthyer në vëmendje edhe një intervistë e mëparshme televizive e regjisorit, ku ai kishte folur për eksperiencat e tij me drejtimin e mjeteve, duke treguar se gjatë jetës kishte qenë i përfshirë në 22 aksidente. 

"Kam bërë rreth 22 aksidente në jetën time me makina, motor e kuaj. Ishin mjetet e kohës kur nuk kishim makina e hipnimkalit. Jam super i sigurt…që ta dish asnjë aksident nuk ka ndodhur për fajin tim pasi unë jam shumë i kujdesshëm dhe pse më pëlqen ta ngas makinën shpejt. Po përgjithësisht respektoj rregullat edhe sinjalistikën dhe për më tepër e njoh mirë mjetin të cilit i hipi. Nga pikëpamja mekanike asnjëherë nuk e lë mjetin në derexhe të fundit, e konsideroj një gjë shumë kardinalë: Ai që hipën në një makinë duhet ta njohë mirë cilësinë dhe kualitetin e makinës. Motorit s’i jap më se ma ka ndaluar gruaja.", shprehej regjisori në intervistën e mëparshme. 

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, 25 maj, në fshatin Mengel të Elbasanit, ku një fëmijë 7 vjeç u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga regjisori dhe producenti Petri Bozo. Ngjarja ka ndodhur teksa i mituri ishte duke shkuar në shkollë. Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, ndodhet në buzë të aksit nacional Elbasan-Librazhd. Lidhur me ngjarjen Policia ka shoqëruar në komisariat regjisorin, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dinamika e aksidentit është ende e paqartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB