Aktualitet

I pandehur për korrupsion në zgjedhje/ Kristian Shkreli në GJKKO, gjyqi vijoi me dëshhmitarët (VIDEO)

Shkreli është marrë i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka blerë vota në favor të një subjekti politik.

zh.ll
I pandehur për korrupsion në zgjedhje/ Kristian Shkreli në GJKKO,
Kristian Shkreli

TIRANË- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku wshtw zhvilluar seanca gjyqwsore ndaj tij. 

Ashtu si edhe në seancën e kaluar, Prokuroria e Posaçme ka vijuar edhe këtë të martë me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur në këtë proces gjyqësor.

Në gjykatë është paraqitur fillimisht dëshmitari Zef Doda.

Doda: Jam kryetar i PS në fshatin Karmë të Bashkisë së Vau-Dejës. Nuk jam në dijeni të një remonti në fshatin Stajkë. Kristian Shkrelin e njoh, është kryetar bashkie. Në zgjedhjet e vitit 2025 kam qenë i angazhuar. Kryetari Kristian Shkreli më ka thënë të punoj sa të mundem për Partinë Socialiste. Për PSD-në e Tom Doshit nuk më ka thënë gjë. Nuk na ka ofruar asnjëherë Kristian Shkreli para për zgjedhjet. Nuk kam marrë asnjë urdhër nga Kristian Shkreli. Jam pyetur edhe një herë në Prokurori, por nuk e mbaj mend mirë.

Më pas, në sallën e gjyqit është paraqitur dëshmitari Luigj Leka.

Leka: Kam një shoqëri që quhet ‘Leka 2007’. Jam vetë pronar. Kam pasur një marrëdhënie shërbimi me Bashkinë Vau-Dejës para se Kristiani të vinte kryetar bashkie. Kur kam lidhur kontratën ka qenë Mark Babani. Shoqëria ime ka pasur dy kamionë pastrimi. Po ashtu kam edhe një kamion vinç me kosh. Ia kam dhënë fugonin një Marsel Gjonajt për punët e tij private dhe nuk e di për çfarë e ka përdorur. Ka ardhur vetë personalisht dhe ma ka kërkuar. Nuk i kam marrë lekë, pasi e kemi lënë që ai të më bëjë disa instalime te servisi im.

Shkreli është marrë i pandehur nga SPAK, pasi dyshohet se gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ka blerë vota në favor të një subjekti politik.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim në GJKKO dosjen ndaj kryebashkiakut të Vau i Dejës në fund të tetorit 2025. Ndaj tij është ngritur akuza për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Në seancat e mëparshme, disa banorë të Vaut të Dejës kanë dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me çështjen ndaj kryebashkiakut.

Hetimet e SPAK kanë nisur më 20 mars, mbi një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Në muajin maj të vitit 2025, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor, pasi dyshohet se bleu vota për PSD-në e Tom Doshit. Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama. Para sekuestrimit të celularit, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Shkodër, ZËRI kapi momentin kur kryeministri Edi Rama ka ‘kritikuar’ nën zë kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Në momentin që kishte hequr mikrofonin nga dora dhe po largohej, Rama u ndal pak sekonda përballë Shkrelit dhe i tha: "Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!"/ZËRI

Poll

MOS HUMB